dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Janar - Mars 2020, DPS ka miratuar 245 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 135 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 110 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Falë Standardeve, ju mund të mbështeteni në shërbime postare cilësore për blerjet tuaja në internet, të cilat janë shtuar gjatë kësaj periudhe të bllokimit për shkak të COVID-19

 

 

Sa më lart, i referohemi Standardit Europian - EN 13850:2012, të cilin e gjeni si Standard Shqiptar të adoptuar e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit - SSH EN 13850: 2012 “Shërbimi postar - Cilësia e shërbimit - Matja e kohës së tranzitit të shërbimeve nga fillimi në fund për çdo porosi si me postë prioritare ashtu edhe për pakot/porositë me postë të klasit të parë”.

 

Standardi specifikon metodat për matjen e kohës së tranzitit të dërgesave me postë prioritare, si për ato me destinacion brenda vendit ashtu edhe për dërgesat ndërkufitare (SPPM), të cilat grumbullohen, përpunohen dhe shpërndahen nga operatorët e shërbimit postar. 

 

Standardi, mbështetet në metodat e përdorimit të mostrave përfaqësuese nga fillimi i porosisë deri në fund të shpërndarjes së tij, për të gjitha llojet e shërbimeve postare prioritare, duke ofruar për klientin nivele të përcaktuara shërbimi të kohës së tranzitit.

 

Përdorimi i një metode të standardizuar të matjes, siguron që ajo të bëhet në mënyrë objektive dhe i njejtë për të gjithë operatorët, në zbatim dhe përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi (Direktivës 97/67 / EC dhe ndryshimet e saj).

 

Ky Standard përfshin specifikimet për kontrollin e cilësisë dhe auditimin e sistemit të gjurmimit.

 

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

 

 



Shto koment