dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Prill - Qershor 2020, DPS ka miratuar 882 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 674 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 208 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Standardet ISO ndihmojnë në mbajtjen e higjienës personale dhe pastërtisë

 

 

Higjiena personale dhe pastërtia janë më të rëndësishmet në mbajtjen e shëndetit sa më të mirë. Larja e duarve rregullisht ndikon në reduktimin e përhapjes së sëmundjeve infektive. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ofron një tërësi standardesh, që i ndihmojnë familjet dhe industritë të mos preken nga patogjenët e dëmshëm.

 

Tekstile antivirale dhe veshje

 

A e dini se veshja juaj mund të jetë një vrasës i viruseve? Tekstilet antivirale dhe plastike përbëhen nga shtresa me veti, që thithin, vrasin ose parandalojnë transmetimin e viruseve, duke zvogëluar rrezikun e përhapjes së tyre.

 

Standardi ISO 18184, Tekstile - Përcaktimi i aktivitetit antiviral të produkteve tekstile, është një mjet i rëndësishëm për prodhuesit, i cili vërteton se produktet e tyre funksionojnë ndaj viruseve, sepse siguron metoda të testimit ndaj viruseve.

Standardi ISO 21702, Matja e aktivitetit antiviral në plastikë dhe sipërfaqe të tjera jo poroze, detajet dhe metodat efektive për të provuar, nëse produktet e trajtuara me agjentë antiviralë rezistojnë ndaj viruseve dhe janë të përshtatshme për t’u hedhur në treg.

Tekstile antibakteriale dhe plastike

Nuk janë vetëm viruset, që duam t'i shmangim. Bakteret e këqija mund të sjellin një sërë problemesh shëndetësore, prandaj prodhohen produktet antibakteriale për t'i shkatërruar ato.

Standardi ISO 20743, Tekstile - Përcaktimi i aktivitetit antibakterial të produkteve të tekstilit, specifikon metodat sasiore të provës për të përcaktuar aktivitetin antibakterial të të gjitha produkteve të tekstilit antibakterial, përfshirë rrobat, copat, fijet dhe materialin për veshje, mbulesat, orenditë shtëpiake dhe më tepër.

Standardi ISO 22196, Matja e aktivitetit antibakterial në plastikë dhe sipërfaqe të tjera jo poroze, i mundëson prodhuesit të vlerësojë se sa mirë kryhen trajtimet antibakteriale ndaj tyre.

Filtrimi  ajrit

Ngrohësit, ventiluesit dhe kondicioneri, ndikojnë në ajrin që thithim në ambiente të mbyllura. Pajisjet janë të pajisur me filtra për të nxjerrë ajër, i cili mund edhe të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë. 

ISO ofron një sërë standardesh për filtrat e ajrit, që ndihmojnë prodhuesit të kryejnë kontrolle të cilësisë dhe të ndihmojnë personelin e mirëmbajtjes për të zgjedhur ato të duhurat.

Standardi ISO 16890, Filtrat e ajrit për ventilim të përgjithshëm, përbëhet nga gjashtë pjesë, të cilat përshkruajnë pajisjet, materialet, specifikimet, kërkesat dhe procedurat për të testuar performancën dhe efikasitetin e filtrave të ajrit.

 

 

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al



Shto koment