dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Prill - Qershor 2020, DPS ka miratuar 882 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 674 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 208 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

14 Tetor 2020 – Dita Ndërkombëtare e Standardeve


Si çdo vit, 14 Tetori shënon ditën botërore të standardeve, në përgjigje të përpjekjes së mijëra ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët punojnë në drejtim të rritjes së cilësisë së produkteve e shërbimeve të çdo fushe.

 

"Të mbrojmë planetin përmes standardeve” është tema e lançuar këtë vit nga Organizata Botërore e Standardeve.

 

Efekti serë, rritja e shpejtë e popullsisë dhe urbanizimi sjellin nevojën për një përdorim gjithnjë e më të përgjegjshëm të burimeve natyrore e njerëzore, mes vullnetit politik e veprimit efektiv.

 

Në këtë kuadër, standardet përfaqësojnë një nga shembujt më të mirë të masave konkrete, si dokumente që përmbledhin eksperienca dhe zgjidhje teknike të provuara, nën shkëmbimin e ekspertizës së profesionistëve më të mirë nga vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

 

 

Në vendin tonë, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është organi kombëtar që realizon hartimin dhe adoptimin e standardeve europiane dhe ndërkombëtare si Standarde Shqiptare (SSH), duke adoptuar 98% të standardeve Europiane nën Direktiva, çka mundëson aksesin e biznesit vendas në tregun europian, si një konkurrent i barabartë me të gjitha shtetet anëtare të BE-së që përdorin të njëjtat standarde.


Në raport me standardet e publikuara nga organizmat evropiane dhe ndërkombëtare DPS-ja ka adoptuar si Standarde Shqiptare në fushën e telekomunikacionit 90 % të totalit të standardeve të publikuara nga ETSI; në fushën e elektroteknikës 25% të standardeve të publikuara nga IEC si dhe 30% të të gjitha standardeve ndërkombëtare të fushave të ndryshme të publikuara nga ISO.


Vetëm gjatë periudhës Janar-Gusht 2020 DPS-ja ka adoptuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi dhe ka vendosur në dispozicion të operatorëve të interesuar 1000 standarde të fushave më të kërkuara si:

 

  • Metoda provash - Cilësia e ujit, ajrit dhe tokës;
  • Produkte - Beton dhe produkte që lidhen me të. Automatizimi, menaxhimi dhe aksesorët në ndërtim. Çimento dhe gëlqere ndertimi. Gips dhe prodhime me bazë gipsi;
  • Shërbimi - Sigurimi i cilësisë dhe përgjegjësia sociale.


Janë miratuar nga MFE (me kërkesën e DPS) tarifa favorizueze për blerjen e standardeve, sidomos për blerjet që kalojnë shifrën e 10 standardeve. Gjithashtu është reduktuar në 50% çmimi i standardeve për anëtarët e Komiteteve Teknike të DPS-së, ndërkohë që për studentët tarifa e aplikuar është 15% e çmimit standardeve.


DPS-ja ka iniciuar marrëveshje bashkëpunimi me disa subjekte universitare për përdorimin dhe vënien në dispozicion studentëve të standardeve për fushën e ndërtimit pa pagesë. 


Çdo biznes dhe palë e interesuar, në një hapësirë të dedikuar pranë DPS-së mund të lexojë falas tekstet e standardeve të ndryshme dhe të marrë përgjigje për çdo pyetje lidhur me blerjen e tyre.


Në kuadër të sfidës botërore kundër COVID-19, DPS-ja u vjen në ndihmë të gjitha subjekteve të interesuara mes vënies në dispozicion pa pagesë të standardeve që kanë të bëjnë me prodhimin e maskave vetjake. Lista me këto standarde është publikuar në faqen e internetit të DPS në link-un http://www.dps.gov.al/button_114.html

 

Aktualisht, porosia për blerjen e standardeve bëhet online, në link-un e faqes zyrtare www.dps.gov.al, duke kursyer kohë dhe kosto për biznesin. Ky shërbim arriti të ofrohej me përmirësimin e Databazës së Standardeve nëpërmjet fondeve të Qeverisë alokuar për këtë qëllim.

 

Gëzuar Ditën Botërore të Standardeve! 

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën: 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al



Shto koment