dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Prill - Qershor 2020, DPS ka miratuar 882 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 674 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 208 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Transferimi i parave bëhet më i lehtë nëpërmjet numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare (IBAN)

 

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka përditësuar standardin ndërkombëtar për IBAN - Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare. 

 

Shumë vite më parë për të transferuar jashtë shtetit para duheshin shumë ditë për të mbërritur dhe ndonjëherë nuk mbërrinin fare në vendin, ku ishin nisur. Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare (IBAN) është struktura e numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare, e cila lejon transferimin e sigurtë dhe të shpejtë të parave në të gjithë botën. Sapo është përditësuar standardi ISO 13616, Shërbimet financiare, Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare.

 

Standardi ISO 13616-1, Shërbimet financiare - Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare (IBAN) - Pjesa 1: Përbërja e IBAN, specifikon strukturën dhe elementet e një numri ndërkombëtar llogarie bankare (IBAN), i cili përmirëson cilësinë, eficiencën dhe kohën e shlyerjes së transfertave kombëtare dhe ndërkombëtare, duke siguruar një shkallë sigurie më të lartë. Pjesa 1 e standardit plotësohet nga pjesa 2, ISO 13616-2, Shërbimet financiare – Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare (IBAN) - Pjesa 2: Roli dhe përgjegjësitë e autoriteteve të regjistrimit, i cili detajon procedurat për regjistrimin e formateve IBAN dhe elementet e të dhënave, që vendosen në regjistër.

 

Standardi u hartua për herë të parë në vitin 1997 dhe ofron një metodë për krijimin e një kodi unik, që përshtatet në sistemet ekzistuese të bankave dhe mënjanon rrezikun e ngatërresave, kur bëhet fjalë për transferimin e parave midis bankave të shteteve të ndryshme.

 

Standardi ISO 13616 siguron një metodë, e cila ofron një mjet për strukturimin e informacionit dhe ka për qëllim të lehtësojë procesimin automatik të transfertave. Përdorimi i IBAN-it synon rritjen e saktësisë së të dhënave të një transaksioni dhe reduktimin e ndërhyrjeve manuale në procesimin e tyre. Rreziku i vonesës apo i moskryerjes së pagesës për shkak të pasaktësive, reduktohet, pasi llogaria bankare e përfituesit të fondeve, kreditohet vetëm nëpërmjet përdorimit të IBAN.

 

Komiteti teknik ISO,  që hartoi serinë  e standardeve ISO 13616 pranoi se një metodë e vetme, universale për identifikimin e llogarisë dhe transfertave bankare për klientët e institucioneve financiare do të ishte praktike, por shumë e kushtueshme për t'u zbatuar. Standardi ISO i hartuar me dy pjesë merr parasysh faktin, që institucionet financiare dëshirojnë të mbajnë metodat e tyre aktuale të identifikimit të veprimeve bankare.

 

Z. Paul Janssens, Drejtori i Programit në SWIFT, Autoriteti i Regjistrimit për IBAN, tha: “Në epokën e dixhitalizimit dhe pagesave më të shpejta, standardi ISO për IBAN-in luan një rol kryesor pasi përmirëson saktësinë e numrave të llogarisë bankare dhe mundëson vërtetimin dhe automatizimin e përpunimit të pagesave”

 

 

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën: 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al


 



Shto koment