dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Tetor - Dhjetor 2020 DPS ka miratuar 832 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 706 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 126 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Peshkimi ekologjik, miqësor me mjedisin

 

Standardi më i ri i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), përzgjedhja e prodhimeve të detit miqësore me mjedisin mundëson një mjedis sa më të pastër.

 

Konsumatorët gjithnjë e më shumë po kërkojnë produkte ekologjike, kështu që nëse produktit të detit në paketim i vendoset sa është përqindja nga ndotja e mbetjes së karbonit prodhuesi ka avantazh konkurrues. Prodhuesit e produkteve të detit mund të vendosin në paketim përqindjen e ndotjes nga mbetja e karbonit, duke përdorur standardin ISO 22948, mbetjet e karbonit në prodhimet e detit – rregullat për përcaktimin e mbetjeve të karbonit, sipas kategorive të produkteve (CFP – PCR) të detit.

 

Standardi i ri detajon rregullat e kategorisë së produktit (PCR) për llogaritjen dhe deklarimin e mbetjes së karbonit të produkteve të detit, siç përcaktohet në standardin ISO 14067:2018, Gazrat serë - Mbetjet e karbonit në produkte - Kërkesat dhe udhëzimet për sasinë. Standardi mundëson njohjen e ndikimit në mjedis të mbetjeve të karbonit në produktet e detit, të cilat mund t'u tregohen edhe konsumatorëve.

 

Metodologjia e përshkruar në standard mbështetet në kërkesat e standardeve ISO për vlerësimin e ciklit të jetës dhe mbetjet e karbonit në produkte. Mundëson llogaritjen dhe tregimin e mbetjeve të karbonit në produktet e detit, që nga faza e peshkimit deri te konsumi, i cili është i rëndësishëm për produktet e detit, si në zinxhirët e vlerave të peshkimit dhe të akuakulturës.

 

Pritet që përdorimi i standardit të shërbejë si një mjet i vlefshëm për të zvogëluar konsumin e energjisë dhe për të përmirësuar ndikimin e përgjithshëm në mjedis të industrisë së prodhimeve të detit, ndërsa nxit kërkesën e lartë të konsumatorit për produkte me mbetje karboni të ulët.

 

Standardi ISO 22948 u hartua nga komiteti teknik ISO/TC 234, Peshkimi dhe akuakultura, sekretariati i të cilit mbahet nga SN, anëtari i ISO për Norvegjinë.

 

 

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën: 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al


 



Shto koment