dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Prill - Qershor 2020, DPS ka miratuar 882 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 674 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 208 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Sapo është përditësuar standardi ISO për identifikimin e shërbimeve financiare

 

Identifikimi i personit, që kryen veprime financiare është thelbësor për transparencën dhe sigurinë e transaksioneve financiare. Transparenca në tregun financiar ofrohet nga zbatimi i standardeve, të sapo përditësura të ISO-s, të cilat ndihmojnë për një të ardhme të sigurtë të tregut financiar.

 

Kriza financiare botërore e vitit 2008, nxori në pah sfidën e identifikimit dhe gjurmimit të transaksioneve në sistemin financiar ndërkombëtar. Pajisja me një kod identifikues unik, të qartë për identifikimin e personave juridikë ofron transparencë,  duke i lejuar rregullatorët ndërkombëtarë të mbledhin informacione rreth operatorëve financiarë nga shumë burime transaksionesh.

Forumi për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar (G20), dha idenë e krijimit të identifikuesit të personit juridik. Identifikuesi i personit juridik është  një kod unik me 20 karaktere, i cili lidhet me informacione të rëndësishme në lidhje me operatorin ekonomik të përfshirë në transaksione financiare. Metoda për krijimin e kodeve të të identifikuesit të personit juridik përcaktohet në  standardin e sapo përditësuar ISO 17442. Standardi ISO 17442, fillimisht u botua si një dokument më vete, por botimi i fundit tani përbëhet nga dy pjesë, të cilat shërbejnë për të dhënë më shumë informacion dhe transparencë.

Standardi ISO 17442-1, Shërbimet financiare - Identifikuesi i personit juridik - Pjesa 1: Caktimi, specifikimi i elementeve minimale të skemës së identifikimit të një personi juridik, e cila është e qartë dhe e aftë të identifikojë personat juridikë në kryerjen e çdo transaksioni financiar. Institucionet financiare përfshijnë bankat, kompanitë financiaree, çdo organizatë, që emëton letra me vlerë, operatorët e listuar në bursë, fondet e pensionit, etj. Standardi ISO 17442-2, Shërbimet financiare - Identifikuesi i personit juridik - Pjesa 2: Zbatimi në çertifikatat dixhitale, plotëson pjesën e parë të standardit, duke specifikuar se si duhet të vendoset identifikuesi i personit juridik në çertifikatat dixhitale.

Zoti, David Broadway, kryetari i komitetit të ekspertëve, që hartuan standardet, tha që standardi u rishikua, për të rritur transparencën dhe për të pasqyruar ndryshimet në politikat financiare dhe eksperiencat e fituara, që nga botimi i parë i standardit.

"Që kur standardi ISO 17442 u zbatua për herë të parë, mendimi politiko financiar i komunitetit të rregullatorëve ka ndryshuar, prandaj është e rëndësishme që ndryshimet të pasqyrohen në standard".

"Përmirësimet përfshijnë kërkesa dhe rishikime shtesë në lidhje me pranueshmërinë e degëve ndërkombëtare të operatorëve ekonomikë, shtesa në regjistrin e të dhënave e identifikuesve të personit juridik në lidhje me kompanitë mëmë dhe statusin e njësisë, transparencë më të madhe në veprimet ekzistuese."

Standardet ISO 17442-1 dhe ISO 17442-2 janë hartuar nga grupi i punës WG 4, i cili vepron në komitetin teknik ISO / TC 68, shërbimet financiare, nënkomitetin SC 8, të dhënat e referencës për shërbimet financiare, sekretariati i të cilit mbahet nga SNV, anëtari i ISO-s për Zvicrën.

Për më tepër na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77

 



Shto koment