b
FAQ
b
Kërko
b
Kontakt
b
Lidhje
b
Kërko Standarde
 
 

Notifikime


Bazuar në Ligjin 9870, datë 04.02.2008 “Për Standardizimin” dhe akteve të tjera nënligjore, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është Autoriteti Kombëtar për Notifikimet dhe Pikë Referimi, për draft standardet, rregullat teknike dhe proçedurat e vlerësimit të konformitetit me ndikim në tregti.

Notifikimet si më mëposhtë:

Notifikimi në CEN DPS notifikon në Komitetin Europian të Standardizimit (CEN), të gjithë listën e standardeve EN të adoptuara si standarde shqiptare, për fushat që mbulohen nga CEN.
   
Notifikimi në CENELEC
DPS, bën çdo 6 muaj pranë Komitetit Europian të Standardeve për Elektroteknikën (CENELEC), njoftimin e punës së kryer në lidhje me adoptimin e standardeve europiane EN të adoptuara si standarde shqiptare (S SH), për fushat që mbulohen nga CENELEC.
   
Notifikimi në ISO/IEC
DPS notifikon në Sekretariatin e ISO/IEC, dy herë në vit, programin e saj të punës, duke zbatuar në këtë mënyrë parimin e transparencës sipas Marrëveshjes së WTO/TBT – Aneksi 3 i saj “Kodi i Praktikës së Mirë për hartimin, adoptimin, miratimin dhe zbatimin e standardeve”.  Programi i punës përmban të gjitha standardet që do të adoptohen brenda një periudhe 6 mujore të vitit.
   
Notifikimi i Rregullave Teknike
DPS notifikon tek antarët e OBT-s, përmes Sekretariatit të OBT-s, projekt rregullat teknike dhe proçedurat e vlerësimit të konformitetit me ndikim në tregti, si dhe shkëmben informacionin e kërkuar nga anëtarët në lidhje me sa më lart.