FAQ Lidhje Kontakt Kërko Standarde
 
 

Publikime
 
 
 
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) i kushton një vëmendje të veçantë rritjes së informacionit të operatoreve ekonomike, konsumatoreve dhe palëve të tjera të interesuara për standardet. Për këtë janë përgatitur e shpërndarë një sërë botimesh me karakter të përgjithshëm informues, ashtu edhe në detaje me teknike, të tilla si: libra, fletëpalosje, broshura, artikuj të ndryshëm etj.

Disa nga botimet janë:
  1. Standardizimi një garanci më shumë për cilësinë dhe sigurinë e produkteve;
  2. Sistemet e cilësisë: e ardhmja për biznesin;
  3. Parimet e manaxhimit të cilësisë;
  4. Opinioni juaj ka rëndësi;
  5. Marka CE.

Gjithashtu, janë përgatitur materiale rreth rolit dhe misionit të DPS për kordinimin dhe zhvillimin e të gjitha veprimtarive në fushën e standardizimit, ku jepen edhe të dhëna mbi historikun e standardizimit në Shqipëri, misionit të DPS, çfarë është një standard, përfitimet nga përdorimi i standardeve, etj.

Duhet të përmendim dhe botimet periodike informative të DPS, të tilla si, Buletini i Standardeve, i cili publikohet çdo 3 muaj dhe Katalogu i Standardeve Shqiptare, që publikohet një herë në vit.