Në Simpozium morën pjesë
Z.
Enno Bozdo, Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili bëri edhe hapjen e tij;
Z. Ivan Hendrikx, Team Leader i Projektit CARDS;
Z. Patrick Reposeur, Ekspert i Projektit CARDS për Akreditimin;
Z. Bashkim Muça Drejtor i Përgjithshëm i DPS;
Z. Gëzim Karapici Drejtor i Përgjithshëm i DPA;
Znj. Angjelina Kola Drejtore e Përgjithshme e DPM;
Z. Ilir Qerfozi , Drejtor i Politikave të Ndërtimit në MPPTT;
Z. Joze Kocar Drejtor për Tregun e Brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë, Slloveni; përfaqësues të kompanive të ndërtimit në vend, etj.
Krahas prezantimeve të shumta që u dhanë, në Simpozium, u prezantua edhe Udhëzuesi për Materialet e Ndërtimit, i cili është një material që adreson zgjidhje dhe jep informacion për prodhuesit dhe ndërtuesit vendas, në zbatim të legjislacionit në këtë fushë. Hartimi dhe botimi i këtij Udhëzuesi u mundësua nga një grup ekspertësh të fushës në vend i drejtuar nga
z. Adam Pinney – ekspert i projektit CARDS 2006.
Gjithashtu, gjatë Simpoziumit kompanitë private të sektorit të ndërtimit demonstruan produktet dhe shërbimet e tyre.