DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi SSH ISO 22525:2020 ‘Turizmi dhe shërbimet që lidhen me të - Turizmi mjekësor - Kërkesat e shërbimit’

Standardi SSH ISO 22525:2020 përcakton kërkesat dhe rekomandimet që ofrohen nga personeli i kujdesit shëndetësor në turizmin mjekësor. Standardi synon të sigurojë shërbime mjekësore cilësore, që plotësojnë pritshmëritë e turistëve, të cilët udhëtojnë për arsye mjekësore si motiv kryesor.

Standardi 22525:2020 përfshin të gjithë përvojën e pacientit, duke filluar nga procedurat para udhëtimit deri në kthimin në shtëpi dhe ndjekjen, duke përfshirë menaxhimin e faktorëve të rrezikut, sigurinë, informacionin dhe komunikimin, kërkesat e kualifikimit dhe më shumë.