FAQ Lidhje Kontakt Kërko Standarde
 
 

Standardet
 
 
 
Standardet vendosin Standarde! Ato çojnë përpara ndryshimin, lehtësojnë arritjen e cilësisë, japin siguri, unifikojnë metodat e provave dhe proçedurat dhe lehtësojnë në përgjithësi komunikimin duke përcaktuar çfarë është një “standard” për produktet dhe shërbimet. Standardet përgatiten nga ata që i zbatojnë ato në praktikë dhe që dinë ekzaktesisht se për çfarë janë ato. Standardet kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit.
     
Çfarë bëjnë standardet për ju?
- Standardet inkurajojnë rritjen e ekonomisë;
- Standardet janë mjete në duart e prodhuesve për të zbatuar legjislacionin;      
- Standardet inkurajojnë rritjen e konkurencës;      
- Standardet lehtësojnë tregtinë duke eliminuar pengesat teknike në tregti;      
- Standardet sigurojnë nivelin e duhur ekologjik, qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e  mjedisit.