DPS. U zhvillua në 3 Prill Konferenca Ndërkombetare:“Roli i Infrastrukturës së Cilësisë në Zhvillimin Ekonomik të Vëndeve të Ballkanit Perëndimor dhe Integrimin e tyre në BE”
Harta Shqiperise
 

DREJTORIA E PERGJITHSHME E STANDARDIZIMIT

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli ka nënshkruar Marreveshjen e Mirëkuptimit për standardizimin me Ministrin e Tregtisë së Kosovës Bujar Dugolli

Firmosja e këtij memorandumi përben një moment të rëndësishëm për dy ministritë, shqiptare dhe kosovare si dhe për institucionet e infrastrukturës së cilësisë, të cilat varen prej tyre. “Ky memorandum i hap rrugën bashkëpunimit në nivel teknik midis institucioneve të standardizimit dhe akreditimit”, ka thënë ministri Ruli në ceremoninë e organizuar me këtë rast, - “Por mbi të gjitha ky bashkëpunim mer një dimension të ri në kuadrin e zbatimit të CEFTA- s, që sapo është nënshkruar dhe ku të dy vendet tona janë firmëtare. Reduktimi i barrierave teknike në tregti përbën misionin kryesor për institucionet e infrastrukturës së cilësisë. Nga ana tjetër të dy vendet tona synojnë integrimin në Bashkimin Europian dhe në këtë kuadër kemi shumë pune përpara nesh dhe për pasojë edhe shumë eksperiencë për të shkëmbyer.

U miratuan çmimet e reja për blerjen e standardeve të propozuara nga DPS.Miratimi sipas shkresës Nr.76/1 Prot, të Ministrisë së Financave, dt.01.02.2007

U miratuan në datën 1 Shkurt çmimet e reja për blerjen e standardeve, si atyre shqiptarë dhe te huaja. Paraprakisht çmimet ishin propozuar nga Drejtoria jonë. Propozimet tona u morën parasysh dhe Ministria i miratoi me ane të shkresës së derguar, Nr. 76/1, Prot.

Tani mund të blini më shumë standarde me më pak lekë!

Çmimet e Shitjes Së Standardeve

 

 

 

 

“Roli i Infrastrukturës së Cilësisë në Zhvillimin Ekonomik të Vëndeve të Ballkanit Perëndimor dhe Integrimin e tyre në BE” Tiranë, 3 prill 2007. Fjala e hapjes e zotit Genc Ruli, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me rastin e konferencës ndërkombëtare

Kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj mirëseardhjen në emër të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në këtë konferencë duke qënë i bindur se ajo do të jetë i dobishëm për të gjithë ju për të promovuar rëndësinë që kanë institucionet tona të infrastrukturës së cilësisë, punën që ato bëjnë në drejtim të zhvillimit ekonomik të vëndit, rezultatet që ato kanë arritur dhe kontributin që japin në procesin e integrimit të vëndeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Gjithashtu ky aktivitet do të jetë i dobishëm edhe në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave për punën që ju bëni si pjesë e kësaj infrastrukture. Për më tepër

Në datën 11 Prill 2007, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Agjencisë për Standardizim e Kosovës (ASK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) të Republikës së Shqipërisë.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi bazohet nëMemorandumin e mirëkuptimit midis UNMIK-ut, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes të Republikës së Shqipërisë, e cila është firmosur në Tiranë, me 6 shkurt të këtij viti, nga ministrat: Bujar Dugolli dhe Genc Ruli, si dhe përfaqësuesi i UNMIK-ut, z. Andreas Witkovsky.

Në bazë të marrëveshjes do të krijohet mundësia për një bashkëpunim më të madh midis dy institucioneve. Ky bashkëpunim do të konkretizohet me shkëmbim ekspertësh, shkëmbim informacionesh dhe mbi të gjitha në marrjen e standardeve evropiane nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve e Shqipërisë,  në mënyrë që ASK-ja të fillojë të adoptojë këto standarde duke i vënë në  shërbim të biznesit kosovar dhe duke e krijuar arkivin e saj të standardeve