| |
DREJTORIA E PERGJITHSHME E STANDARDIZIMIT
“Ky memorandum i hap rrugën bashkëpunimit në nivel teknik midis institucioneve të standardizimit dhe akreditimit” |
 |
|
| |
| |
Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli ka nënshkruar Marreveshjen e Mirëkuptimit për standardizimin me Ministrin e Tregtisë së Kosovës Bujar Dugolli dhe përfaqësuesin e UNMIK-it Andreas Wittkovsky.
Firmosja e këtij memorandumi përben një moment të rëndësishëm për dy ministritë, shqiptare dhe kosovare si dhe për institucionet e infrastrukturës së cilësisë, të cilat varen prej tyre. “Ky memorandum i hap rrugën bashkëpunimit në nivel teknik midis institucioneve të standardizimit dhe akreditimit”, ka thënë ministri Ruli në ceremoninë e organizuar me këtë rast, - “Por mbi të gjitha ky bashkëpunim mer një dimension të ri në kuadrin e zbatimit të CEFTA- s, që sapo është nënshkruar dhe ku të dy vendet tona janë firmëtare. Reduktimi i barrierave teknike në tregti përbën misionin kryesor për institucionet e infrastrukturës së cilësisë. Nga ana tjetër të dy vendet tona synojnë integrimin në Bashkimin Europian dhe në këtë kuadër kemi shumë pune përpara nesh dhe për pasojë edhe shumë eksperiencë për të shkëmbyer.
Kontaktet dhe shkëmbimi i eksperiencave të deritanishme, midis kolegëve të standardizimit dhe akreditimit, pas firmosjes së sotme do të ngrihen në një nivel më të lartë dhe do të detajohen me marreveshje të tjera më teknike, që do të lidhen midis këtyre institucioneve, të cilave u hapet rruga me këtë memorandum. “Dëshiroj që të përshëndes UNMIK për interesimin dhe mbështetjen që i ka dhënë hartimit të këtij memorandumi”, ka thënë ministri Ruli gjatë kësaj ceremonie.
|
|
 |
Seria ISO 9000
Sistemet e manaxhimit te cilesisë |
 |
 |
Seria ISO 10000
Manaxhimi i çilësisë |
 |
 |
Seria ISO 14000
Manaxhimi Ambiental |
 |
 |
Seria ISO 17000
Akreditimi dhe Çertifikimi |
 |
 |
Seria ISO 22000
Sistemet e manaxhimit të sigurisë në ushqime |
 |
|