Marrëveshjen e firmosën: Hafiz Gara, Kryeshef ekzekutiv i ASK-së së Kosovës dhe Arben Nati, Drejtori i Përgjithshëm i DPS-së i Republikës së Shqipërisë.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi bazohet në Memorandumin e mirëkuptimit midis UNMIK-ut, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes të Republikës së Shqipërisë, e cila është firmosur në Tiranë, me 6 shkurt të këtij viti, nga ministrat: Z.Bujar Dugolli dheZ.Genc Ruli, si dhe përfaqësuesi i UNMIK-ut, Z.Andreas Witkovsky.
Kjo marrëveshje është e rëndësishme për Kosovën, sepse do të krijojë mundësi që, nëpërmjet Agjencisë për Standardizim e Kosovës, t'i shërbejë biznesit kosovar në drejtim të plotësimit të nevojave për standardet evropiane.
Përdorimi i standardeve evropiane është i rëndësishëm, sepse Kosova është nënshkruese e Marrëveshjes Unike të Tregtisë së Lirë-CEFTA.
Roli i ASK-së në drejtim të zbatimit të CEFTA-s qëndron në faktin se ajo do të ndihmojë në reduktimin e barrierave teknike në tregti.
Në bazë të marrëveshjes do të krijohet mundësia për një bashkëpunim më të madh midis dy institucioneve. Ky bashkëpunim do të konkretizohet me shkëmbim ekspertësh, shkëmbim informacionesh dhe mbi të gjitha në marrjen e standardeve evropiane nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve e Shqipërisë, në mënyrë që ASK-ja të fillojë të adoptojë këto standarde duke i vënë në shërbim të biznesit kosovar dhe duke e krijuar arkivin e saj të standardeve.
Agjencia e Standardizimit e Kosovës do të jetë pika ku tani e tutje çdo biznes mund të drejtohet për të marrë informacione.
.