dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 14
 

Shitja e standardeve

Çmimet e standardeve

Tarifat dhe përfitimet; parashikuar në shkresën Nr. 15817/3 Prot. mbi “Miratimin e Tarifave”, nga Ministria e Financave datë 12.04.2016. më tepër >>

Çmimi për një standard shqiptar varion nga 1190 lekë ÷ 25882 lekë dhe për bashkëpunëtorët çmimet shkojnë nga 595 lekë ÷ 12941 lekë. Çmimet e standardeve shqiptare (S SH) janë afërsisht sa 30 përqind e çmimeve të standardeve ndërkombëtare.

Si të blejmë një standard?

Standardin mund të vini ta blini pranë zyrave të DPS por mund ta porosisni edhe online në faqen tonë të Internetit: www.dps.gov.al, kudo ku gjeni butonin POROSI.

Ulje në çmimet e standardeve

Blerësit e standardeve mund të jenë studentë, persona (fizik apo juridik), bashkëpunëtorë apo biznese. DPS aplikon zbritje në për studentë, bashkëpunëtorë dhe persona që blejnë më shumë se 10 standarde. më tepër >>

Aktmarrëveshje dhe kontrata

Për të plotësuar më mirë kërkesat e klientëve dhe për të qenë sa më afër me ta, DPS i ka deleguar të drejtën për shitje të një grupi standardesh në funksion të fushave të tyre të interesit disa institucioneve.

Subjekte të ndryshme (institute, laboratore, agjenci etj) mund të bëhen Nën-shpërndarës ose Shitës Zyrtarë të DPS-s. Marrëdhëniet me këto organizma rregullohen përmes aktmarrëveshjeve përkatëse që  lidhen ndërmjet DPS dhe këtyre subjekteve. Nën-shpërndarësit ose Shitës Zyrtarë janë të detyruar të zbatojnë politikat e shitjes mbi bazën e një kontrate të lidhur midis DPS dhe atyre.