dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2018, DPS do te miratoj 1226 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 954 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 272 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 32
 

Notifikime

Notifikimi në CEN

DPS notifikon në Komitetin Evropian për Standardizimin (CEN), të gjithë listën e standardeve EN të adoptuara si standarde shqiptare, për fushat që mbulohen nga CEN.

 

Notifikimi në CENELEC

DPS, bën çdo 6 muaj pranë Komitetit Evropian të Elektroteknikës për Standardizimin (CENELEC), njoftimin e punës së kryer në lidhje me adoptimin e standardeve europiane EN të adoptuara si standarde shqiptare (SSH), për fushat që mbulohen nga CENELEC.

 

Notifikimi në ISO/IEC

DPS notifikon në Sekretariatin e ISO/IEC, dy herë në vit, programin e saj të punës, duke zbatuar në këtë mënyrë parimin e transparencës sipas Marrëveshjes së WTO/TBT – Aneksi 3 i saj “Kodi i Praktikës së Mirë për hartimin, adoptimin, miratimin dhe zbatimin e standardeve”. Programi i punës përmban të gjitha standardet që do të adoptohen brenda një periudhe 6 mujore të vitit.

 

Notifikimi i Rregullave Teknike

DPS notifikon tek antarët e OBT-s, përmes Sekretariatit të OBT-s, projekt rregullat teknike dhe proçedurat e vlerësimit të konformitetit me ndikim në tregti, si dhe shkëmben informacionin e kërkuar nga anëtarët në lidhje me sa më lart.

 

Notifikimi në kuadër të CEFTA-s

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për kërkesat teknike të skorjeve të hekurit dhe çelikut të lëngshëm, si një produkt që përdoret në ndërtim, rindërtimin, rehabilitim dhe mirëmbajtjen e argjinaturave si dhe në mbushjen e pllakave të objekteve të infrastrukturës publike”.

 

Në këtë rregull teknik prej 10 faqesh, jepen kërkesat teknike në mënyrë të drejtpërdrejtë për skorjet e hekurit dhe çelikut të lëngshëm. Objektivi i kësaj rregulloreje është përdorimi i këtyre skorjeve si produkt ndërtimi që mund të përdoren për ndërtimin e argjinaturave, mbushjeve dhe pllakave të infrastrukturës së shërbimeve publike.

 

Data e fundit për marrjen e komenteve është 27.09.2018.

 

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për rregullat teknike të certifikimit të detyrueshëm të anijeve të lundrimit në brendësi të tokës”. Ky rregull teknik prej 76 faqesh, përcakton drejtpërdrejt rregullat teknike për certifikimin e detyrueshëm të anijeve që lundrojnë në brendësi të tokës. Objektivi i kësaj rregulloreje është përputhja me Direktivën 2016/1629.

 

Data e fundit për marrjen e komenteve është 26.09.2018.

 

Ky njoftim bëhet për të sensibilizuar operatorët ekonomikë, që mund të kenë interesa tregtare me këtë vend për këto produkte, të jenë në dijeni dhe të japin komentet e tyre, nëse kanë. Këto komente duhen të adresohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit, e cila me ligj është pika e kontaktit sa i përket shkëmbimit të informacionit për standardet dhe rregullat teknike.

 

Të gjitha komentet dhe/ose sugjerimet, lutem adresojini në:

Arben DERVISHI

Specialist

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit

 

Sektori i Pikës së Referimit në OBT dhe CEFTA

 

Tel.: +355 (0) 4 222 62 55

 

Fax.:+355 (0) 4 224 71 77

 

E-mail:Arben.Dervish@dps.gov.al

 

Web: www.dps.gov.al