dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Shkurt-Mars 2017 jane adoptuar 379 standarde shqiptare dhe dokumente shqiptare standardizimi, nga te cilat 313 Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 66 Nderkombetare (ISO dhe IEC) Per me teper >>



Çfarë mendoni se mund të përmirësohet nga DPS lidhur me shërbimet që ajo ofron?
Cilësia
Shpejtësia
Kompetenca
Bashkëpunimi
Informacioni
Votat në total: 140
 

Rreth nesh

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është Organi Kombëtar i Standardeve në Shqipëri, i krijuar rreth 66 vjet më parë. Ajo përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizatat Evropiane e Ndërkombëtare të standardizimit dhe interesat e të gjithë ekonomisë së vendit në hartimin dhe adoptimin e standardeve Evropiane e Ndërkombëtare si Standarde Shqiptare. Hartimi dhe adoptimi i standardeve konsiston në nevojat që kanë ndërmarrjet prodhuese dhe të shërbimit. Për më tepër >>

Misioni

  • Të përafrojë procedurat e infrastrukturës sonë të cilësisë me procedurat Organeve Europiane të Standardizimit (CEN dhe CENELEC);
  • Të rrisë ndërgjegjësimin publik për rolin e rëndësishëm që ka përdorimi i standardeve (EN) dhe procedurave Europiane të vlerësimit të konformitetit;
  • Të ofrojë transparencë, gjithëpërfshirje dhe konsensus të të gjitha palëve të interesuara;
  • Të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të biznesit për përfitimet dhe mundësitë në tregti nga zbatimi i standardeve teknike në shërbimet dhe produktet e tyre;
  • Të bëhet anëtare me të drejta të plota në Komitetet Evropiane të Standardizimit, respektivisht CEN dhe CENELEC.

Prioritetet

  • Përafrimi i paketës tonë ligjore me modelin e homologëve tanë në BE;
  • Zbatim i plotë në praktikë i legjislacionit të përafruar;
  • Përmbushja e kushteve për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në CEN dhe CENELEC;
  • Vazhdimësia dhe rritja e numrit të adoptimeve të standardeve Europiane (EN) si standarde Shqiptare (S SH);
  • Marrja e të gjitha masave të nevojshme në mënyrë që të rritet zbatimi i EN-ve në ekonominë tonë.