dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 6
 

Publikime

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) i kushton një vëmendje të veçantë rritjes së informimit të operatorëve ekonomike, konsumatorëve dhe palëve të tjera të interesuara për standardet.

Për këtë janë përgatitur dhe shpërndahen në aktivitetet, panaire dhe tavolinat e promocionit një sërë botimesh me karakter të përgjithshëm informues, ashtu edhe në detaje me teknike, të tilla si: libra, fletëpalosje, broshura, artikuj të ndryshëm etj.

Disa nga botimet janë:

 

Fletepalosje:

  • Standardet – Rreth DPS;
  • Si të marrim pjesë në procesin e standardizimit;
  • Ju jetoni 24 orë me standarde Evropiane;
  • Standardet funksionojnë gjithmonë.

 

Libra dhe Broshura:

  • Standardizimi Europian në një kontekst global;
  • Direktivat dhe standardet që lidhen me to;
  • Markimi i produkteve dhe çertifikimi i sistemeve;
  • Përfitimiet nga standardet; 
  • Standardizimi, një garanci më shumë për cilësinë dhe sigurinë e produkteve;
  • Sistemet e Menaxhimit Mjedisor për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme;
  • Udhëzuesi i Menaxhimit të Shërbimieve;
  • Standardizimi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme – Krijimi i përfitimeve.

 

Postera me tematik:

  • Të jetojmë me standarde shqiptare;
  • Si të marrim pjesë në procesin e standardizimit.

 

Gjithashtu, janë përgatitur materiale rreth rolit dhe misionit të DPS për koordinimin dhe zhvillimin e të gjitha veprimtarive në fushën e standardizimit, ku jepen edhe të dhëna mbi historikun e standardizimit në Shqipëri, misionit të DPS, çfarë është një standard, përfitimet nga përdorimi i standardeve etj.