dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Shkurt-Mars 2017 jane adoptuar 379 standarde shqiptare dhe dokumente shqiptare standardizimi, nga te cilat 313 Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 66 Nderkombetare (ISO dhe IEC) Per me teper >>



Çfarë mendoni se mund të përmirësohet nga DPS lidhur me shërbimet që ajo ofron?
Cilësia
Shpejtësia
Kompetenca
Bashkëpunimi
Informacioni
Votat në total: 140
 

DPS publikon Shtojcën e Buletinit Nr. 69

 

 

                

Buletini i Standardeve Shqiptare është një botim informativ periodik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS). Në Shtojcën e Buletinit Nr. 69 do të gjeni Projektstandardet shqiptare për mendim publik dhe Projektdokumentet shqiptare për mendim publik gjatë periudhës Tetor - Dhjetor 2016, nga Komitetet Teknike të standardizimit, të cilat janë organizmat e punës së DPS-së, që nuk bëjnë pjesë në organikë dhe aktivizohen për fusha të caktuara të standardizimit.

Qëllimi i botimit të këtij buletini është informimi në kohë i biznesit dhe subjekteve të interesuara për standardet e adoptuara dhe standardet e shfuqizuara për mendim publik të planifikuara për adoptim si standarde shqiptare gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2016.



Shtojca e Buletinit Nr. 69 përmban:

  • Projektstandardet shqiptare për mendim publik;
  • Projektdokumentet shqiptare për mendim publik.

 

Ky buletin do t’u shpërndahet në formë elektronike dhe hard copy të gjitha ministrive dhe disa subjekteve private të përzgjedhura nga DPS-ja të cilat kanë blerë standarde pranë saj. Ministritë janë të lutura, që materialet e këtij buletini t’ua bëjnë të njohura të gjitha subjekteve publike të vartësisë së tyre si dhe atyre private, me synim ndër të tjera:

 

  • rritjen e interesimit për përdorimin e standardeve në bizneset e tyre;
  • zgjimin e interesit të tyre për t’u bërë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të DPS-së.

 

 Informacion më të zgjeruar në lidhje me botimet në periudha të tjera kohore, mund ti gjeni në: Serinë e Buletineve



Shto koment