dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 6
 

DPS organizoi një takim me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS)

      

  

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) organizoi një takim me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS) më 31.01.2017, në zyrat e DPS, mbi Zbatimin e Marrëveshjes AKS – DPS dhe planin e AKS për adoptime gjatë vitit 2017.

 

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Standardizimit:

  • Zoti Muhamed RUDARI – Udhëheqës i Drejtoratit për Standarde, Integrime dhe promovim, dhe 
  • Zoti Bujar ISTOGU – Zyrtar i Lartë për Standardet.

 

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ishin:

  • Zoti Riza HASANAJ  - Drejtor i Përgjithshëm
  • Zonja Kostanca DEDJA – Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët
  • Zonja Lindita MISHOVA – Specialiste në Sektorin e Pikës së Referimit në OBT dhe Shitjes së Standardeve.

 

Takimi u zhvillua me një rend dite të përcaktuar më parë nga palët dhe kryesisht kishte të bënte me:  

  • Ecurinë e deritanishme të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit AKS – DPS; 
  • Plani i AKS për numrin e standardeve që do të adoptojë si Standarde Kosovare gjate vitit 2017; 
  • Pjesëmarrja e AKS në Konferencën Ballkanike e Standardizimit, dhe në Asambletë e Përgjithshme të CEN&CENELEC dhe ISO/IEC gjatë 2017;
  • Përditësimi i informacionit mbi ndryshimet që pësojnë (nëse ka) standardet që AKS i ka adoptuar si standarde kosovare;
  • Amendimet e tyre, shfuqizimet, etj.

 

Mbas diskutimeve të detajuara të pikave të rendit të ditës, në përfundim, përfaqësuesit e të dy institucioneve (AKS dhe DPS), konkluduan se Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPS dhe AKS, e firmosur në Korrik 2015, është një dokument shumë i rëndësishëm për të dy institucionet, vecanërisht për AKS, sepse i mundëson publikimin e standardeve Kosovare dhe vënien e tyre në dispozicion të biznesit vendas dhe të cdo pale tjetër të interesuar për to.

 

Gjithashtu, u vlerësua mbështetja e deritanishme nga DPS për AKS, duke lehtësuar mundësinë e pjesëmarrjes së AKS në eventet e rëndësishme rajonale e ndërkombëtare të standardizimit, mbështetje e cila u theksua se është shumë e rëndësishme për AKS dhe se do të vazhdojë pa hezitim, konfirmoi z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS.

 

Më pas ai i kërkoi përfaqësuesve të AKS planin e standardeve që AKS do të adoptojë si Standarde Kosovare gjate vitit 2017, për të cilën z. Muhamet Rudari, tha se Agjencia Kosovare e Standardizimit ka në plan të adoptojë 1,600 standarde për vitin 2017 të fushave të ndryshme të ekonomisë dhe se tashmë planin e kanë gati, të ndarë në sektorë dhe Komitetet Teknike përkatëse.

 

Sidoqoftë, tha z. Hasanaj për një vijueshmëri efektive të këtij procesi, kjo listë duhet të jetë e saktë sa i përket titujve dhe standardeve të kërkuara. Për këtë kërkoi që lista të konfirmohet edhe nga Kryeshefi i AKS.

 

Pas diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës dhe miratimit nga të dyja palët, Drejtori i Përgjithshëm i DPS Z. Riza Hasanaj e mbylli takimin, duke i uruar të dy stafeve të AKS dhe DPS punë të mbarë dhe një bashkëpunim sa më të frytshëm në vijim për të dy organizmat.

 

 



Shto koment