dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 6
 

Rezultatet e auditit për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së DPS


 

Në datën 28.02.2017, ora 10.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), u zhvillua Auditi i rinovimit të Certifikatës sipas standardit ISO 9001:2008. Në Grupin e audituesve merrnin pjesë, Drejtuesi i Grupit Z. Enrico DIMICCOLI dhe Z. Artur ÇELA, përfaqësues të Kompanisë Certifikuese ICDQ.

 

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit përfaqësues ishin Z. Riza HASANAJ - Drejtori i Përgjithshëm i DPS dhe Znj. Anita REÇI - në rolin e Menaxherit të Cilësisë.

 

Auditi u zhvillua sipas një plani të pranuar paraprakisht nga të dyja palët. Fillimisht u rishikua Objekti i Certifikimit, duke u kontrolluar aktivitetet që kryhen aktualisht  në DPS dhe Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë.

 

 Dokumentet:

 

  • Dosja e dokumentacionit (procedura, regjistra, audite, kërkesa për Veprime korrigjuese parandaluese etj);
  • Manuali i Cilësisë Versioni 10, dt. 29.09.2015;Publikimi i Politikave të Cilësisë;
  • Lista e legjislacionit të DPS;
  • Lista e dokumenteve të Cilësisë. 

 

Proceset e audituara, pjesë e Objektit të Certifikimit

 

Shitja e standardeve

 

Auditi u ndal në Procesin e Shitjes së Standardeve, si një nga aktivitetet kryesore në shërbim të klientit, proces ky i përshkruar në një procedure të veçantë (PO/DL/206 – Shpërndarja dhe Shitja  e Standardeve) ku përcaktohej me së miri rrjedha e procesit. 

Gjithashtu u kontrollua një blerje standardi konkrete, duke filluar që nga Kërkesa e klientit për një standard, procesi i faturimit dhe pagesës, deri tek regjistrimi në Librin e shitjes së standardeve.

 

Adoptimi i standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare si Standarde Shqiptare

 

Adoptimi i standardeve realizohet nga Komitetet Teknike, të cilat ngrihen dhe funksionojnë sipas Procedurave dhe Rregulloreve të brendshme të DPS-ës.

U auditua procesi i përfshirjes së ekspertëve në Komitetet Teknike, duke marrë një shembull konkret, nisur nga plotësimi i formularit të Kërkesës për pjesëmarrje, diskutimi dhe propozimi në Bordin Teknik, deri në miratimin dhe përfshirjen në Vendimin e përbërjes se Komiteteve Teknike.

 

Gjithashtu u audituan dhe proceset e mëposhtme:

 

  • Notifikimi i Rregullave Teknike në OBT/CEFTA - një korrespodencë me Ministrinë e Bujqësisë;
  • Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing – Rubrikat (Kënd i standardeve, Dialog me Palët e interesuara, Standardi më i ri SSH, Lajme dhe Ngjarje etj) të rifreskuara shumë shpesh në faqen e internetit;
  • Marrja e feedback-ut të klientit – realizimi i sondazheve në faqen e internetit si dhe në platforma të tjera elektronike dhe analizimi i rezultateve.

 

Në përfundim u evidentuan aspektet pozitive për një Sistem Menaxhimi Cilësie të implementuar në mënyrë adekuate dhe pa jokonformitete, pa pasur nevojë për veprime korrigjuese dhe si rezultat rinovimi i certifikatës.

Auditi i radhës u la vitin e ardhshëm në muajin Mars 2018, ku gjatë kësaj periudhe DPS do të punojë për përshtatjen e Dokumentacionit të SMC, sipas kërkesave të standardit ISO 9001:2015.

 

 

 


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 



Shto koment