dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes 3-18 Korrik 2017 jane regjistruar, ne Sistemin e Menaxhimit te Standardeve (SMS), 224 projektstandarde dhe projektdokumente shqiptare nga 13 Komitete Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Gëzuar Ditën Botërore e të Drejtave të Konsumatorit

 

 

A e dini se konsumatorët, që marrin pjesë në procesin e hartimit dhe miratimit të standardeve, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), janë duke i kërkuar ISO-s të fusë në programin e punës së standardeve çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe privatësinë e konsumatorit për një Botë më të Mirë Dixhitale?

 

A jemi të sigurtë me internetin?

 

Supozoni që një kriminel po përdor nje webkamera për të vëzhguar gjatë gjithë kohës në shtëpinë tuaj, apo një i panjohur i dërgon në emrin tuaj e-maila spam njerëzve, të cilët ju as që i njihni fare.

 

Tani, imagjinoni dikë (një haker) që ka hyrë në kompjuterin tuaj dhe ka akses në rrjetin tuaj. Sa më shumë shtohen produktet e sofistikuara në internet, aq më shumë rritet mundësia e sulmeve nëpërmjet këtyre lidhjeve/produkteve të reja.

 

Por gjithmonë ka një zgjidhje

 

Standardet e publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit, mund të ndihmojnë për ta bërë më të sigurtë këtë industri në rritje. Si konsumatorë dhe përdorues të teknologjisë, ne shpesh jemi të surprizuar nga karakteristikat dhe shumëllojshmëria e zgjidhjeve që na ofron interneti, sa që nuk kemi asnjë minutë kohë të mendojmë se çfarë i bën e gjitha kjo privatësisë dhe sigurisë tonë.

 

Sigurisht, një monitor (webkamera) i instaluar në shtëpi për të monitoruar fëmijët, i krijon qetësi prindërve, duke i kontrolluar lirshëm e në çdo kohë fëmijët e tyre nga smartfonët, kudo që ata janë. Por, kur kjo teknologji nuk është e mbrojtur, ne pa dashje kemi ekspozuar veten tonë dhe të dashurit tanë ndaj rrisqeve të ndryshme. Në fakt, kurrë s’ka qenë më e lehtë të përgjosh të tjerët, por sa më shumë ne mbrojmë pajisjet tona me teknologji të sigurta, aq më mirë është për të gjithë ne.

 

“Ne kemi një numër të madh zgjidhjesh, sa i përket minimizimit të shumë rrisqeve dhe shumë të tjera janë duke u zhvilluar – thotë Prof. Edward Humphreys, Drejtues i grupit të punës mbi sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit  në ISO/IEC – por, kompanitë dhe organizatat e ndryshme, që merren me prodhimin e ofrimin e shërbimeve të internetit, duhet t’i përdorin ato”.

 

Standardet SSH ISO/IEC 27001 dhe SSH ISO/IEC 27002 sigurojnë gjuhën e përbashkët për të dhënë zgjidhje e për të plotësuar kriteret e përputhshmërisë mbi çështjet që kanë të bëjnë me rriskun dhe administrimin e sigurisë së informacionit.

 

Standardet SSH ISO/IEC 27031 dhe SSH ISO/IEC 27035 i ndihmojnë organizatat t’i përgjigjen efektivisht rritjes së kësaj industrie dhe rimëkëmbjes në rast të sulmeve kibernetike. Ka gjithashtu, disa standarde, që përcaktojnë mekanizmat e enkriptimit dhe firmosjes online, të cilat mund të integrohen në produktet dhe aplikacionet për mbrojtjen e transaksioneve online, përdorimit të kartave të kreditit dhe ruatjen e të dhënave.

 

Për më tepër standarde në këtë fushë, ju mund të klikoni në katalogun e Standardeve Shqiptare që gjendet në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit www.dps.gov.al, ku mund të zgjidhni standardet me interes për ju.

 

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 



Shto koment