dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Shkurt-Mars 2017 jane adoptuar 379 standarde shqiptare dhe dokumente shqiptare standardizimi, nga te cilat 313 Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 66 Nderkombetare (ISO dhe IEC) Per me teper >>



Çfarë mendoni se mund të përmirësohet nga DPS lidhur me shërbimet që ajo ofron?
Cilësia
Shpejtësia
Kompetenca
Bashkëpunimi
Informacioni
Votat në total: 146
 

Dita e Standardeve: Mundësia për të zbuluar botën e Standardeve Europiane!

 

 

Dy Organizmat Europiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC do të organizojnë në Bruksel në datat 20 dhe 21 Prill 2017 një aktivitet mbi Ditën e Standardeve.

 

Aktiviteti që do të organizohet krijon mundësinë për të:

  • marrë pjesë në një trajnim dy ditor të ofruar nga ekspertë Evropian;
  • kuptuar rolin dhe avantazhet e Standardeve Evropiane;
  • mësuar rreth procesit të hartimit të Standardeve Evropiane;
  • dëgjuar se si bizneset përfitojnë nga përdorimi i Standardeve;
  • zbuluar trendet aktuale dhe të ardhshme të Standardizimit;
  • shqyrtuar kontekstin e Standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare;
  • gjetur lidhjen midis legjislacionit dhe Standardizimit;
  • takuar ekspertët e Standardizimit nga CEN dhe CENELEC;
  • marrë përgjigje për pyetjet tuaja rreth Standardeve Europiane;
  • krijuar lidhje me pjesëmarrësit e tjerë të interesuar për standardizimin.

 

Regjistrimet për këtë event fillojnë më 23 Mars ndaj do e vlerësonim shumë nëse e përhapni këtë lajm duke njoftuar kategoritë e ndryshme të biznesit dhe rrethin tuaj shoqëror që mendoni se mund të jenë të interesuar për të kuptuar dhe për të marrë më shumë informacione mbi Sistemin Europian të Standardizmit.

 

Të gjithë pjesëmarrësit në Ditën e Standardeve do të marrin gjithashtu një certifikatë, për të treguar që ata e kanë kryer me sukses trajnimin për Standardizimin Europian.

 

Jeni të lutur, që nëse e shikoni me interes pjesëmarrjen në këtë aktivitet, të na kontaktoni në info@dps.gov.al në kohë në mënyrë që të realizojmë rregjistrimin pranë CEN dhe CENELEC.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 

 

 

 



Shto koment