dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes 3-18 Korrik 2017 jane regjistruar, ne Sistemin e Menaxhimit te Standardeve (SMS), 224 projektstandarde dhe projektdokumente shqiptare nga 13 Komitete Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 3
 

Gëzuar Ditën Botërore të Ujit!

 

 

Uji është jeta. Por, kur uji është i pasigurt dhe higjiena nuk ekziston, uji mund të vrasë. Për miliona njerëz, kjo situatë është një realitet i përditshëm. Dje ishte Dita Botërore e Ujit - një ditë për të bërë një ndryshim për njerëzit që nuk e kanë ujin e nevojshëm për ta.

 

Aktualisht, 663 milionë njerëz nuk e kanë mundësinë të përdorin ujë të sigurt. Në kushtet e nevojës jetike për ujë, meqenëse ky shërbim bazë nuk i ofrohet, ata nuk kanë zgjidhje tjetër, por të pijnë ujë të pisët, që mund edhe t’i vrasë ata.

 

Në 2.4 miliardë njerëz - një në tre - nuk ka një banjë/tualet të përshtatshëm. Shumë prej tyre janë të detyruar të shkojnë/të kryejnë nevojat e tyre personale në ambjent të hapur, ku përhapen patogjene të rrezikshme.

 

A mund të imagjinohet jeta pa ujë të sigurt për të pirë?

 

Më 22 Mars të çdo viti, njerëz në mbarë botën festojnë Ditën Botërore të Ujit. Për Organizatën Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), kjo është një ditë për të parë e demonstruar se si standardet e ISO-s bëjnë ndryshimin për njerëzit që nuk e kanë ujin e nevojshëm dhe me cilësinë e duhur.

 

Problematikave të tilla si:

  • humbjet çdo ditë në sasi shumë të mëdha të ujit të pijshëm për shkak të rrjedhjeve në tubacionet dhe rrjetet e amortizuara;
  • helmet e plumbit në ujë;  ose
  • ujërat e zeza të patrajtuara, standardet ISO i japin zgjidhje dhe kanë kontribut praktik në zbutjen dhe eliminimin e këtyre problemeve.

 

Tema e këtij viti "Pse shpërdorim të ujit?" na fton të mendojmë rreth asaj se si standardet ISO ndihmojnë që uji të mos keqpërdoret, duke patur si objektiv zhvillimin e qëndrueshëm. Cështjet/problematikat që i referohen standardeve për zgjidhje ofrojnë praktikat më të mira në trajtimin dhe përdorimin e ujit, sigurimin e shërbimit me cilësi të ujit dhe përdorimin e ujitjes në bujqësi, prodhim dhe ndërtim.

 

Trajtimi dhe ripërdorimi i ujërave të zeza në bujqësi, jo vetëm që mund të sigurojë një oaz në shkretëtirë, por kjo forcon ekonominë dhe mbron komunitetet. Së fundmi, ISO ka publikuar serinë e standardeve – ISO 16075 - (të hartuara nga Komiteti Teknik ISO/TC 282) “Për Ripërdorimin e Ujit”, të cilat ofrojnë udhëzime për trajtimin e ujërave të zeza për përdorim/ujitje në bujqësi.

 

Standardet e mësipërme janë të adoptuara edhe si SSH dhe kushdo që është i interesuar mund të kontaktojë apo të vijë e ti marrë ato në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit (DPS).

 

Uji është thelbësor për jetën dhe është me rëndësi jetike për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo është arsyeja pse uji është në qendër të Axhendës së re 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, të theksuara në Qëllimin 6, Për sigurimin dhe Menaxhimin e Qëndrueshëm të Ujit dhe Higjenës së tij.

 

Sigurimi i ujit të pijshëm për të gjithë popullsinë në mbarë botën deri në vitin 2030 kërkon, që të investojmë për një infrastrukturë adekuate, të sigurojmë mjetet higjeno-sanitare dhe të inkurajojmë higjienën në çdo nivel.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 

 

 

 



Shto koment