dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes 3-18 Korrik 2017 jane regjistruar, ne Sistemin e Menaxhimit te Standardeve (SMS), 224 projektstandarde dhe projektdokumente shqiptare nga 13 Komitete Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 3
 

DPS publikon Buletinin Nr. 70

 

                

Buletini i Standardeve Shqiptare është një botim informativ periodik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS). Në këtë numër, Buletini Nr. 70 do të gjeni standardet e adoptuara dhe standardet e shfuqizuara gjatë periudhës Janar - Mars 2017, nga komitetet teknike të standardizimit, të cilat janë organizmat e punës së DPS-së, që nuk bëjnë pjesë në organikë dhe aktivizohen për fusha të caktuara të standardizimit.

Qëllimi i botimit të këtij buletini është informimi në kohë i biznesit dhe subjekteve të interesuara për standardet e adoptuara dhe standardet e shfuqizuara për mendim publik të planifikuara për adoptim si standarde shqiptare gjatë periudhës Janar - Mars 2017.



Buletini Nr. 70 përmban:

  • Standardet e adoptuara;
  • Standardet e shfuqizuara.

 

Ky buletin do t’u shpërndahet në formë elektronike dhe hard copy të gjitha ministrive dhe disa subjekteve private të përzgjedhura nga DPS-ja të cilat kanë blerë standarde pranë saj. Ministritë janë të lutura, që materialet e këtij buletini t’ua bëjnë të njohura të gjitha subjekteve publike të vartësisë së tyre si dhe atyre private, me synim ndër të tjera:

 

  • rritjen e interesimit për përdorimin e standardeve në bizneset e tyre;
  • zgjimin e interesit të tyre për t’u bërë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të DPS-së.

 

 Informacion më të zgjeruar në lidhje me botimet në periudha të tjera kohore, mund ti gjeni në: Serinë e Buletineve



Shto koment