dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 19
 

DPS publikon Katalogun e Standardeve Shqiptare 2017

             


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) ka publikuar Katalogun e Standardeve Shqiptare 2017 dhe ka filluar shpërndarjen e tij në versionet letër dhe me CD. Katalogu, është botimi më i rëndësishëm i vitit, lidhur me standardet, i cili siguron informacion mbi statusin e tyre deri në periudhën Mars 2017.

 

Botimi nis me Parathënien, e cila jep një përshkrim mbi përmbajtjen e katalogut; Klasifikimi ndërkombëtar për standardet, Si të gjejmë një standard sipas një përmbajtje të dhënë, Si të gjejmë një standard sipas numrit të tij, Si të blejmë një standard dhe se ku mund të gjendet katalogu.

 

Struktura e përmbajtjes  – Synon të sigurojë mundësitë optimale për zgjedhjen e standardeve të ndërlidhura me përmbajtjet e tyre, si dhe për të lehtësuar radhën e vendosjes. Struktura e përmbajtjes  Katalogut është bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar për Standardet (ICS)

 

Lista e standardeve të klasifikuara sipas subjektit – Standardet shqiptare dhe dokumentet e standardizimit, janë klasifikuar në këtë listë sipas fushave, grupeve dhe nëngrupeve në përputhje me Strukturën e përmbajtjes. Lista e standardeve të klasifikuara sipas përmbajtjes, përmban informacionin bibliografik të mëposhtëm:

 

               

           ▪  Numrin e referencës;

 Numrin e faqeve të standardit;

 Kodin e çmimit;

 Komitetin Teknik;

 Titullin e standardit;

 Titullin e një pjese specifike të standardit.


Katalogun elektronikisht mund ta gjeni në faqen tonë zyrtare të internetit www.dps.gov.al, online  link-un http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php, si dhe në format letër dhe me CD pranë zyrave të DPS.

 

Në të dy format e tij elektronike, ndërfaqja e përdorimit është e thjeshtë. Mjafton të plotësoni një minimum fushash për të gjetur standardin që ju kërkoni.

 

Katalogu i Standardeve Shqiptare 2017,  në të gjitha format e tij (letër dhe elektronik) është FALAS, mos ngurroni të na kontaktoni për të marrë kopjen tuaj.

 

Për më tepër informacion:

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Tel: + 355 (04) 222 62 55; + 355 (04) 223 48 45

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al; Web: www.dps.gov.al

 



Shto koment