dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 15
 

Buletini informativ javor i MZHETTS!

 

     

 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për zbatimin e programit “Për përfshirjen financiare të familjeve sipërmarrësve të vogla në Shqipëri”, financuar nga qeveria e Japonisë. Marrëveshja e nënshkruar mes MZHETTS dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar parashikon se periudha e zbatimit të programit do të jetë katër vjet duke nisur nga tetori 2017, ndërsa do të zbatohet nga JICA, në bashkëpunim me Shoqërinë e Kursim Kreditit “Fedinvest”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe ajo e Japonisë kanë nënshkruar një Marrëveshje me shkëmbim notash për bashkëpunim teknik midis dy vendeve për vitin 2017, ku pjesë e Bashkëpunimit Teknik për këtë vit është cituar programi për mbështetjen financiare për familjet sipërmarrëse të vogla në Shqipërisë. Marrëveshja e nënshkruar mes MZHETTS dhe JICA shoqërohet me një plan të detajuar se si do të zbatohet programi, qëllimi i të cilit është përmirësimi i jetesës së familjeve të vogla nëpërmjet përfshirjes financiare dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla në vendin tonë.

 

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në pesë mujorin e parë 2017 është rritur me 9.5 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, duke shkuar në 1.321.474. Shifrat raportohen nga Instituti i Statistikave, në botimin “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri” Maj 2017.  Sipas të dhënave, rritje ka pasur në numrin e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për pushime të gjata, pra jo për vizitat një ditore, pasi për periudhën Janar- Maj 2017 ky numër ka qenë 366.919, nga 132.729 që ka qenë të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në Maj 2017 rezulton nga Kosova me 29,3 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 13,6 %, Mali i Zi me 10,1 %, Greqia me 8,8 %, etj.

Ndërkaq, INSTAT ka publikuar edhe botimin “Shqipëria në Shifra 2016”, ku bëhet e ditur se, hyrjet e shtetasve të huaj në pikat kufitare për vitin 2016 janë rritur me 14,6 %, krahasuar me vitin 2015. Gjatë vitit 2016, hyrjet e shtetasve të huaj nga rajoni i Evropës zënë peshën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj gjithsej me 94,7 %. Sipas të dhënave, Evropa jugore zë përqindjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj me 86,0 % të hyrjeve gjithsej nga Evropa. Hyrjet nga Kosova zënë 55,9 % të hyrjeve të Evropës Jugore, te ndjekura nga Maqedonia me 14,7 % dhe Mali i Zi me 8,4 %.  Hyrjet e shtetasve të huaj nga rajonet e tjera zënë mesatarisht 5,3 % të hyrjeve të shtetasve të huaj gjithsej. Hyrjet e shtetasve të huaj gjatë vitit 2016 nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi zënë mesatarisht 64,4 % të hyrjeve të shtetasve të huaj gjithsej.

 

Në datat 18 deri në 21 qershor 2017 është zhvilluar panairi “Vinexpo Bordeaux”, i cili ka pritur një numër të madh prodhuesish të verës dhe blerës nga e gjithë bota. Ky është panairi më i rëndësishëm për promovimin e verës, i cili zhvillohet në një nga qytetet më të famshme të Francës për prodhimin e saj. Shqipëria u përfaqësua në këtë panair me dy kompani: Kantina e Verës Arbri dhe Kantina Çobo, falë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), si një nga mbështetësit e produkteve të suksesshme “Made in Albania”. Stendat e kompanive shqiptare u vizituan me interes të lartë gjatë gjithë ditëve të panairit. Përshtypjet në këtë panair janë shumë të mira dhe shumë prej vizitorëve janë surprizuar me vlerat e Shqipërisë, duke shprehur interes të madh për të zhvilluar ture turistike dhe veçanërisht vizita në kantinat e verës, për t'u njohur më nga afër me varitetet e rrushit dhe mënyrën e prodhimit të saj.

Falë pozicionit gjeografik, numrit të ditëve me diell, tokës pjellore dhe varieteteve autoktone të rrushit, Shqipëria prodhon verëra cilësore, duke rritur emrin e mirë të verës shqiptare. Panairi Vinexpo Bordeaux 2017 ofron mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes bizneseve dhe krijon mundësi për gjetje të tregjeve të reja për eksport dhe ri zbuluar botën e rritjes së verës. Panairi shërben si një katalizator për biznesin ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e 2 300 ekspozuesve dhe 45 000 vizitorë tregtarë nga 150 shtete, duke ndihmuar për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme të biznesit.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit në vazhdimësi ka publikuar standarde të reja, të cilat vihen në dispozicion të sipërmarrjeve shqiptare, në fusha të ndryshme të ekonomisë. Javën e kaluar, DPS ka publikuar tre standardeve të reja, të cilët i vijnë në ndihmë sektorit fason në vendin tonë. Standardi i parë është SSH EN 1845:2007 “Makinat për prodhimin e këpucëve - Makinat e kallëpit të këpucëve - Kërkesat e sigurisë”. Ky standard zbatohet për makinat e prodhimit të këpucëve të cilat kanë si qëllim përdorimin e industrisë së këpucëve për prodhimin e këpucëve dhe komponentëve të tyre. Standardi i dytë është SSH EN 15307:2014 “Ngjitësit për lëkurë dhe materialeve për këpucë - Ngjitja taban-pjesë e sipërme - Kërkesat për rezistencën minimale”. Ky standard përcakton 4 llojet kryesore të këpucëve, kërkesat minimale të fortësisë për ngjitësin e tabanit me pjesën e sipërme me bazë solventi ose me ngjitës të tjerë në kushte specifike prove.

Ndërsa, standardi i tretë është SSH EN 13832-1:2008 “Këpucë mbrojtëse kundra produkteve kimike - Pjesa 1: Terminologjia dhe metodat e provës”. Ky standard specifikon metodat e provës për përcaktimin e rezistencës së degradimit, përhapjes dhe depërtimit të këpucëve nga kimikatet dhe përcakton kushtet që duhet të përdoren kundra produkteve kimike. Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:

 

http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

 

 

 Për më tepër:

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 

 

 

 



Shto koment