dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 6
 

DPS publikon Buletinin Nr. 71

 

                

Buletini i Standardeve Shqiptare është një botim informativ periodik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS). Në këtë numër, Buletini Nr. 71 mund të gjeni standarde të miratuara gjatë periudhës Prill - Qershor 2017, nga komitetet teknike të standardizimit, të cilat janë organizmat e punës së DPS-së, që nuk bëjnë pjesë në organikë dhe aktivizohen për fusha të caktuara të standardizimit.

Qëllimi i botimit të këtij buletini është informimi në kohë i biznesit dhe subjekteve të interesuara për standardet e adoptuara dhe të shfuqizuara gjatë kësaj periudhe të vitit dhe që nuk përfshihen në Katalogun e Standardeve Shqiptare 2017.

Standardet e adoptuara janë gjykuar që janë më të përdorshmit dhe më të domosdoshmit në ekonominë shqiptare, sot dhe në të ardhmen.

 

Buletini Nr. 71 përmban:

  • Standardet e adoptuara;
  • Standardet e shfuqizuara;
  • Projektstandarde dhe projektdokumente për mendim publik.

 

Ky buletin do t’u shpërndahet në formë elektronike dhe hard copy të gjitha ministrive dhe disa subjekteve private të përzgjedhura nga DPS-ja të cilat kanë blerë standarde pranë saj. Ministritë janë të lutura, që materialet e këtij buletini t’ua bëjnë të njohura të gjitha subjekteve publike të vartësisë së tyre si dhe atyre private, me synim ndër të tjera:

 

  • rritjen e interesimit për përdorimin e standardeve në bizneset e tyre;
  • zgjimin e interesit të tyre për t’u bërë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të DPS-së.

 

 Informacion më të zgjeruar në lidhje me botimet në periudha të tjera kohore, mund ti gjeni në: Serinë e Buletineve



Shto koment