dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 10
 

Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

     

  

 

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të dytë për vitin 2017 më datë 29 Shtator, në ambientet e DPS-së. Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (mbi kuorumin e nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

 

Mbledhja u drejtua nga Kryetari i BD, Z. Ilir Rrëmbeci, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.

 

Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:

 

- Analizën e punës vjetore të DPS dhe realizimi i detyrave të lëna nga mbledhjet e Bordit gjatë 2016;

 

- Objektivat në vazhdim dhe plani i punës për 2017;

 

- Diskutimin mbi shqyrtimin dhe rishikimin e përbërjes së Bordit Drejtues të DPS;

 

- Të ndryshme.

 

Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin:

 

- Gjetja e mundësive financiare, nga ana e DPS, për përkthimin me tekst të plotë në gjuhën shqipe të disa prej standardeve shqiptare, veçanërisht të atyre të harmonizuara për fusha të ndryshme të ekonomisë;

 

- Komunikimet me CEN dhe CENELEC për pjesëmarrjen e AKS në AG të ISOs;

 

- Organizimi i një takimi në nivel politik me DPS dhe tre Drejtori në Ministrinë e Bujqësisë, Drejtorinë e Kujdesit Veterinar, atë të Ushqimit dhe AKU, për një bashkëpunim më të ngushtë midis Organit Kombëtar të Standardeve dhe Ministrisë së Bujqësisë.

 

- Miratimi i ndryshimeve të propozuara nga Kryetari i Bordit Drejtues të DPS për disa ndryshime në përbërjen e këtij Bordi.

 

 




Shto koment