dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 19
 

Përdorimi i standardeve ISO të sistemit të menaxhimit është gjithmonë e në rritje!

 

 

 

Numri i çertifikatave të vlefshme për standardet e sistemit të menaxhimit të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), (MSS) është rritur 8% në 2016 krahasuar me 2015, sipas shifrave më të fundit të Sondazhit të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO).

 

Studimi i Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), është një studim vjetor i çertifikatave të vlefshme të ISO-s për sistemin e  menaxhimit të standardeve të lëshuara nga organizmat e çertifikuar dhe akredituar në mbarë botën. Kjo është pasqyra më e plotë e çertifikatave të këtyre standardeve aktualisht në dispozicion.

Një total prej 1 643 523 çertifikatash të vlefshme janë regjistruar nëpërmjet nëntë standardeve krahasuar me 1 520 368 në vitin 2015 (një rritje prej 8%), me 834 çertifikata të mëtejshme për dy studime të reja duke sjellë në vitin 2016 një total prej 1 644 357 çertifikatash.

Sistemet e menaxhimit të cilësisë – Kërkesat,  ISO 14001, Sistemet e menaxhimit të mjedisit - Kërkesat me udhëzime për përdorim, u rritën përkatësisht nga 7% në 8 % ,
me 1 106 356 dhe 346 189 çertifikata të lëshuara, ndërsa shtesat më të fundit të anketës, të tilla si ISO 50001 për sistemin e menaxhimit të energjisë dhe ISO / IEC 27001 për sigurinë e informacionit, u rritën me 69% dhe 21% respektivisht, duke grumbulluar 20 216 dhe 33 290 çertifikata në mbarë botën.

 

Për versionet e vitit 2015 të ISO 9001 dhe ISO 14001, anketa përmban tabela të veçanta për të treguar se sa prej organizatave të çertifikuara kanë marrë tashmë hapin e përditësimit të çertifikimit të tyre në versionet më të reja.

Dy standarde të tjera u përfshinë në Sondazhin e
Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) këtë vit, ISO 28000, Specifikimi për sistemet e menaxhimit të sigurisë për zinxhirin e furnizimit dhe ISO 39001, Sistemet e menaxhimit të trafikut rrugor (RTS) - Kërkesat me udhëzim për përdorim - për shkak të të dhënave nga burimet e akredituara që tashmë janë në dispozicion.


Meqënëse
Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), nuk kryen çertifikimin, shifrat në Sondazhin e Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), paraqesin numrin e çertifikatave të vlefshme të raportuara në Organizatën Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), nga organizmat e çertifikuar të akredituar më 31 dhjetor 2016.

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 

 

 

 



Shto koment