dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2017, DPS do te miratoj 1209 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 981 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 228 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 19
 

Një standard i ri ndërkombëtar për të ulur aksidentet në miniera!

 

 

Nuk ka dyshim se minierat janë bërë më të sigurta gjatë viteve, por ato ende janë një nga vendet më të rrezikshme për të punuar. Shkaqet mund të jenë të shumta, nga pluhuri shpërthyes dhe gazrat toksikë deri në shëmbjen e tuneleve të minierave dhe pasojat e rënda e me mijëra viktima çdo vit.

 

Kur një incident ndodh në një minierë, mund të jetë e vështirë të kuptohet saktësisht se çfarë ka ndodhur. Për shkak të faktorëve të shumtë, mund të ndodhë një gamë e gjerë aksidentesh. Një hap kyç në parandalimin e këtyre aksidenteve është klasifikimi i tyre sipas llojit dhe shkaqeve, për të cilën na vjen në ndihmë standardi ndërkombëtar ISO 19434, i sapo publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO).

 

Zoti Seyed Reza Hosseini, Drejtues i grupit të punës për klasifikimin e aksidenteve të minave (GP 6) i Komitetit Teknik të ISO për minierat (ISO / TC 82), që ka hartuar dhe miratuar standardin ISO 19434, shpjegon se standardi është një risi në këtë fushë: "Deri më tani standardet e minierave ISO kryesisht kanë shikuar tiparet e sigurisë për makineritë. ISO 19434 shqyrton vetë aksidentet, duke i dhënë çdo aksidenti një kod që tregon shkaqet dhe pasojat e tij".

 

Me gjithë industrinë që punon për të përmirësuar më tej sigurinë e operacioneve të tyre, ky standard sjell avantazhe të qarta të një sistemi të unifikuar për të kuptuar llojet kryesore të aksidenteve. Duke përdorur klasifikimin e dhënë në standardin ISO 19434, mund të identifikoni nëse aksidentet kanë ndodhur për shkak të gabimit njerëzor apo shkaqeve të tjera. Ai jep një mirëkuptim të përbashkët për çështjet kyçe, siç thekson Zoti Seyed Reza: "Ky standard ndërkombëtar përcakton jo vetëm llojet kryesore të aksidenteve, por, me rëndësi është fakti që ai jep informacion rreth natyrës së çdo dëmtimi që ka ndodhur, duke përcaktuar vendndodhjen e tyre dhe në çfarë shkalle është prekur personeli".

 

Me publikimin e standardit ISO 19434, është adresuar një nevojë e gjatë për një sistem të klasifikimit të aksidenteve në miniera, i cili paraqet një skemë standarde për të gjithë faktorët që lidhen me aksidentet. Kjo mundëson një analizë të plotë, bazuar në të dyja metodat - sistemin e softuerit dhe vlerësimin manual. Duke dhënë një gjuhë të përbashkët, të kuptueshme për komunikimin midis të gjitha pjesëve të përfshira në çështjet e sigurisë, shëndetit dhe mjedisit në miniera, shpresa është që kushtet e punës mund të vazhdojnë të përmirësohen në të gjitha operacionet në sektorin e minierave.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 

 

 

 



Shto koment