dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2018, DPS do te miratoj 1309 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1054 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 255 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 12
 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) organizoi në zyrat e saj një takim pune me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS)

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) organizoi një takim pune me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS) më 22.02.2018, në zyrat e DPS, mbi ndryshimet që do t’i bëhen Marrëveshjes AKS – DPS dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

 

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Standardizimit:

 

1. Zoti Bujar ISTOGU – Udhëheqës i Drejtoratit për Standarde, Integrime dhe promovim në AKS;

 

2. Bajram TAHIRI, Këshilltar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

 

3. Zoti Zijadin ISMAJLI – Zyrtar për Standardet në AKS.

 

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ishin:

 

  • Zoti Riza HASANAJ  - Drejtor i Përgjithshëm

 

  • Zonja Kostanca DEDJA – Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët

 

Takimi u zhvillua me një rend dite të përcaktuar më parë nga palët dhe kryesisht kishte të bënte me:  

 

  • Marrëveshja aktuale e bashkëpunimit ndërmjet DPS-AKS
  • Aktivitetet që mund të vazhdohen;
  • Çështjet që duhen ridraftuar;
  • Draft marrëveshja e re shtesë;
  • Standardet në proces të adoptimit (standardet me urgjencë);
  • Standardet e shfuqizuara;
  • Standardet e harmonizuara vs Direktivat Evropiane;
  • Asambletë CEN/CENELEC dhe ISO/IEC;
  • Sinkronizimi i veprimeve ndërmjet AKS dhe DPS;
  • Të tjera

 

Mbas diskutimeve të detajuara të pikave të rendit të ditës, në përfundim, përfaqësuesit e të dy institucioneve (AKS dhe DPS), konkluduan se Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPS dhe AKS, e firmosur në Korrik 2015, megjithëse është një dokument shumë i rëndësishëm për të dy institucionet, vecanërisht për AKS, duhet të ndryshohet me një Shtesë të kësaj marrëveshjeje, ku të pasqyrohen të gjitha ndryshimet si rezultat i firmosjes nga ana e DPS-së e Marrëveshjeve të reja me CEN dhe CENELEC në Maj 2017. Marrëveshja e Bashkëpunimit Shtesë është diskutuar nga palët (DPS dhe AKS), të cilat kanë rënë dakord për versionin draft të momentit dhe do ta dërgojunë atë për miratim në Ministritë e Punëve të Jashtëme të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbas marrjes së këtij miratimi, AKS kërkoi firmosjen e Marrëveshjes Shtesë në Kosovë nga të dyja palët në Marrëveshje.

 

Gjithashtu, nga Këshilltari i MTI, Kosovë, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm midis DPS dhe AKS dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.   

 

Në vazhdim, u vlerësua mbështetja e deritanishme nga DPS për AKS, duke lehtësuar mundësinë e pjesëmarrjes së saj në eventet e rëndësishme rajonale e ndërkombëtare të standardizimit, mbështetje e cila u theksua se është shumë e rëndësishme për AKS dhe se do të vazhdojë pa hezitim, konfirmoi z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS.

 

Më pas u diskutua mbi zbatimin e Marrëveshjes ekzistuese midis DPS dhe AKS, vecanërisht lidhur me detyrimet e DPS për mirëmbajtjen/përditësimin e arkivës së standardeve të Kosovës, duke i siguruar atyre ndryshimet e standardeve që mund të kenë pësuar standardet e blear nga AKS.

 

Pas diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës dhe miratimit nga të dyja palët, Drejtori i Përgjithshëm i DPS Z. Riza Hasanaj e mbylli takimin, duke i uruar të dy stafeve të AKS dhe DPS punë të mbarë dhe një bashkëpunim sa më të frytshëm në vijim për të dy organizmat.

 

 



Shto koment