dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2018, DPS do te miratoj 1226 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 954 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 272 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 26
 

Standardi ndërkombëtar ISO 45001 - Shëndeti dhe Siguria në Punë, i përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO)

 

Pritet të dalë së shpejti...

 

 

Mbi 7600 njerëz vdesin çdo ditë nga aksidente apo sëmundje të lidhura me punën – në bazë vjetore është mbi 2.78 milion çdo vit.

 

Barra e lëndimeve dhe e sëmundjeve në punë është e rëndësishme, si për punëdhënësit ashtu edhe për ekonominë në tërësi, duke rezultuar kështu në humbje dhe në dëm të ekonomisë nga daljet e qytetarëve në pension të parakohshëm, mungesa e stafit dhe primet e sigurimit në rritje.

 

Për të luftuar problemin, ISO është në prag të publikimit (14 Mars 2018) të një standardi të ri, ISO 45001 “Sistemet e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë - Kërkesat që do të ndihmojnë organizatat të zvogëlojnë këtë barrë, duke ofruar një kuadër rregullash e udhëzimesh për të përmirësuar sigurinë e punonjësve, për të zvogëluar rreziqet në vendin e punës dhe për të krijuar kushte më të mira pune në mbarë botën.

 

Standardi është përgatitur  nga një komitet i ekspertëve të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe do të ndjekë qasjet e tjera të sistemit të menaxhimit të përgjithshëm, siç janë standardet për menaxhimin e mjedisit - ISO 14001 dhe për menaxhimin e cilësisë - ISO 9001.

 

Standardi 45001 do të marrë parasysh standardet e tjera ndërkombëtare në këtë fushë, si OHSAS 18001, Udhëzimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO-OSH, standardet e ndryshme kombëtare, standardet ndërkombëtare të punës të publikuara nga ILO, dhe konventat.

 

 

 

 *Burimi: Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

 

Kutia Postare Nr. 98

 

Tel: + 355 (04) 222 62 55

 

Fax: + 355 (04) 224 71 77

 

E-mail: info@dps.gov.al

 

Web site: www.dps.gov.al

 

 

 

 



Shto koment