dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2018, DPS do te miratoj 1309 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1054 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 255 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 17
 

Takimi Vjetor dhe Asamblea e Përgjithshme e CEN & CENELEC

 

 

Në datat 20 - 22 Qershor 2018, në Bled të Sllovenisë, u mbajt Takimi Vjetor dhe Asamblea e 14 e Përgjithshme e Komitetit Evropian të Standardizimit dhe Komitetit Evropian të Standardizimit në fushën e Elektroteknikës (CEN & CENELEC).

 

Takimi Vjetor dhe Asamblea e Përgjithshme e CEN & CENELEC janë nga eventet më të rëndësishme të këtyre organizmave Evropiane, gjatë të cilave diskutohen çështje me rëndësi të veçantë dhe miratohen dokumenta e programe strategjike në fushën e standardizimit.

 

Zoti Riza Hasanaj – Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) dhe zoti Pëllumb Metohu – Specialist në Drejtorinë e Standardeve morën pjesë në këtë takim. Në përbërje të delegacionit në këto takime ishte edhe zoti Hafiz Gara, Kryeshef i Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS).

 

Në Takimin Vjetor u diskutuan ecuria e deritanishme e standardizimit europian dhe u miratua Raporti Vjetor 2017 i CEN dhe CENELEC.

 

Sesioni i përbashkët i Asamblesë së Përgjithshme ofroi mundësinë për të raportuar dhe diskutuar çështjet kryesore strategjike, politike dhe teknike në lidhje me standardizimin evropian dhe më pas pati një sesion tjetër mbi "Inovacionin dhe Standardizimin", i cili ndihmoi pjesëmarrësit të përqendrohen dhe të eksploronin së bashku disa mundësi të përbashkëta në përputhje me Planin Strategjik të Inovacionit CEN dhe CENELEC.

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 



Shto koment