dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2018, DPS do te miratoj 1309 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1054 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 255 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 17
 

Miratohet Programi i Punës të DPS-së për 6-mujorin e dytë 2018

   

Më datë 6 Korrik 2018, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e dytë të vitit 2018, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Anita Reçi, Përgjegjëse e Sektorit CENELEC/IEC dhe Sekretare  e BT dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.

 

Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.

Fillimisht Z. Gentian Gjyrezi, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve, bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për 6 mujorin e parë të vitit 2018, ku ndër të tjera, theksoi:

  • Realizimin 100% të Planit të Punës;
  • Rifreskimin periodik të listave me standarde nën Direktivat Evropiane dhe adoptimin 100% të këtyre standardeve të harmonizuara, sipas procedurave të punës së DPS;
  • Uljen e numrit të standardeve të vjetra puro shqiptare dhe zëvendësimin e tyre me standarde europiane ose ndërkombëtare.

 

Më pas ai prezantoi programin e punës së Drejtorisë së Standardeve (DS) për miratimin e standardeve të reja, për 6 mujorin e dytë të vitit 2018, periudha Janar-Korrik 2018, dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.

 

Në lidhje me propozimet për shtesa në përbërjen e Komiteteve Teknike, u paraqitën 7 kërkesa të reja për pjesëmarrje në punën e Komiteteve Teknike, si më poshtë vijon:

 

1. KT 2 - Terminologjia dhe njësitë e matjes

  • Arjan Gançi        emërohet          Anëtar               Trup Inspektues “AL Inspektim”

 

2. KT 3 -   Materiale elektrike dhe elektronike

  • Majlinda Xhema             largohet            Anëtare Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

 
3. KT 133 - Metalet dhe lidhjet e tyre

  • Kristo Xhimo     emërohet          Anëtar               “Tech Inspect”                           

 

4. KT 175 - Trupa dhe lëndë druri e sharruar

  • Hasan Cani emërohet      Anëtar               Qendra Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim

 

5. KT 185  Buloneritë, vidat dhe elementët ndihmës

  • Kristo Xhimo     emërohet                      Anëtar               “Tech Inspect”

 

6. KT 207 - Mobilieri e pajisje zyrash dhe shtëpiake

  • Hasan Cani emërohet      Anëtar               Qendra Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim

 

7. KT 224 - Sistemet e përpunimit të informacionit

  • Jorgo Leka         emërohet          Anëtar               Albanian Highway Concession shpk

 

8. KT 320 - Transport, logjistika dhe shërbime

  • Arjan Gançi        emërohet          Anëtar               Trupe Inspektuese “AL Inspektim”

 

Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të eksperiencave të tyre nga Bordi Teknik u miratua përfshirja e tyre në Komitetetet Teknike (KT) përkatëse.

 

Gjithashtu, zoti Gentian Muça, ngriti shqetësimin që standardet duhet të adoptohen dhe publikohen me përkthim të të gjithë tekstit të standardit, veçanërisht për ato standarde që janë më të përdorurat nga laboratorët dhe nga biznesi.

 

Në fund, anëtarët e Bordit Teknik miratuan:

  • Programin e Punës për 6-mujorin e dytë (Korrik-Dhjetor) të vitit 2018;
  • Kërkesat për pjesëmarrje në përbërjen e Komiteteve Teknike të DPS.

 

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2018, do të mbahet javën e dytë të muajit Janar 2019.

 

DPS , Tiranë - Korrik 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment