dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2018, DPS do te miratoj 1309 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1054 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 255 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 62 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 22
 

Sapo është publikuar Standardi ISO 22000!

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar standardin ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”. Botimi i ri i standardit ISO 22000 për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore ka të bëjë me menaxhimin e sigurisë ushqimore në një proces në përmirësim të vazhdueshëm.  

 

Me mbi rreth 200 lloje sëmundjesh të shpërndara nëpër zinxhirin  ushqimor, një nga sfidat tona më të mëdha, është prodhimi i sigurt dhe i qëndrueshëm i ushqimit.

 

Siguria ushqimore ka të bëjë me parandalimin, eliminimin dhe kontrollin e rreziqeve, që vijnë nga ushqimi, që nga vendi i prodhimit deri në pikën e konsumit. Për arsye se, rreziqet e sigurisë ushqimore mund të jenë në çdo fazë të procesit, çdo kompani duhet të ushtrojë kontrolle të përshtatshme për rrezikun në zinxhirin e furnizimit ushqimor. Siguria ushqimore mund të zbatohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha palëve: qeverisë, prodhuesve, shitësve dhe konsumatorëve.

 

I përshtatshëm për të gjitha kompanitë e industrinë ushqimore, pavarësisht nga madhësia apo lloji i veprimtarisë, Standardi  ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”, përkthen menaxhimin e sigurisë së ushqimit në një proces të përmirësuar vazhdimisht.  Standardi kërkon marrjen e masave parandaluese për sigurinë e ushqimit, duke ndihmuar në identifikimin, parandalimin dhe zvogëlimin e rreziqeve në zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë.

Botimi i ri sjell qartësi në të kuptuarin e tij për mijëra kompani në mbarë botën, që tashmë e kanë përdorur standardin dhe kryesisht përmirësimet e tij përfshijnë:

  • Adoptimin e Strukturës së Nivelit të Lartë, të përbashkët për të gjitha standardet e sistemit të menaxhimit të ISO, duke e bërë më të thjeshtë për kompanitë kombinimin e zbatimit të ISO 22000 me sistemet e tjera të menaxhimit (si ISO 9001 ose ISO 14001).
  • Një qasje të re ndaj rriskut - si një koncept jetik në industrinë e ushqimit – e cila dallon midis rrezikut në nivel operacional dhe nivelit të biznesit në sistemin e menaxhimit.
  • Forcon lidhjet me Codex Alimentarius, një Grup i Kombeve të Bashkuara për ushqimin, i cili harton udhëzimet e sigurisë ushqimore për qeveritë.

 

Standardi i ri ofron një kontroll dinamik të rreziqeve të sigurisë ushqimore, duke kombinuar në vijim elementët kryesore të njohur në përgjithësi: komunikimin interaktiv, menaxhimin e sistemeve, programet paraprake (PRP) dhe parimet e analizës së rrezikut dhe kontrollit në pikat kritike (HACCP).

 

Zoti Jacob Faergemand, Kryetari i Komitetit Teknik  Nr. 34 të ISO, që hartoi standardin, thotë:

"Standardi ISO 22000 është hartuar nga grupet e interesit të përfshira në hallkat e zinxhirit të sigurisë ushqimore, si: autoritetet publike, konsumatorët, industria, shoqëria civile, institutet kërkimore, me qëllim plotësimin e nevojave të tregut për sigurinë ushqimore. Kur një sistem i menaxhimit të sigurisë ushqimore është zhvilluar nga përdoruesit e ISO 22000, ju siguroheni që kërkesat nga tregu janë plotësuar".

 

 

Standardi ISO 22000:2018 është adoptuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit si Standard Shqiptar SSH ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”.

 

 

Ky standard shfuqizon dhe zëvendëson Standardin SSH ISO 22000:2005.

 

Organizatat/Kompanitë e certifikuara, sipas standardit ISO 22000:2005  kanë kohë tre vite nga data e publikimit të tij për kalimin në versionin e ri të tij sipas SSH ISO 22000:2018.

 

 

Për më tepër na kontaktoni:

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment