dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2018, DPS do te miratoj 1226 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 954 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 272 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 26
 

I jepet vëmendje standardit ISO 50001 “Për menaxhimin e energjisë”

Reduktimi i konsumit të energjisë dhe përmirësimi i efiçiencës së përdorimit të  energjisë janë në krye të programit global të ndryshimeve klimaterike. Sapo është përditësuar standardi ndërkombëtar ISO 50001 për përmirësimin e performancës së energjisë.

 

Konsumi i energjisë po rritet çdo ditë, duke mos marrë parasysh faktin se ajo kontribuon në gati 60% të emetimeve të gazrave serrë në botë. Njëkohësisht, për më shumë se një miliard njerëz ende mungon rrjeti i energjisë elektrike, ata përdorin burime energjie të dëmshme, të cilat ndotin mjedisin. Nuk është befasues fakti, që trajtimi i efikasitetit të pëdorimit të energjisë dhe sfidat e ndryshimeve klimaterike të përbëjnë një pjesë kyçe të 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në axhendën e kombeve të bashkuara 2030.

 

Standardi ISO 50001:2018, Sistemet e menaxhimit të energjisëKërkesat bashkë me udhëzimet për përdorim, kur u botua së për here të pare në vitin 2011 ndryshoi performancën energjetike të organizatave në mbarë botën, duke u dhënë atyre një dokument strategjik për përdorimin e energjisë nga ana e tyre në mënyrë më efiçente dhe efektive. Standardi ISO 50001 siguron një kuadër për menaxhimin e performancës së energjisë dhe reduktimin e kostove të saj, njëkohësisht ndihmon kompanitë që të zvogëlojnë ndikimin e tyre në mjedis për të përmbushur objektivat e reduktimit të mbetjeve.

 

Standardi ISO 50001 sapo është rishikuar, duke e bërë atë edhe më efektiv për të trajtuar sfidat e energjisë në botë.

Zoti Roland Risser, kryetar i komitetit teknik ISO, që hartoi standardin thotë:

Versioni i ri i standardit ISO 50001 përmban terma dhe përkufizime të përditësuara dhe sqarime më të gjëra të disa koncepteve të performancës së energjisë.

 

Ai shpjegoi: Standardi i përditësuar është në përputhje me kërkesat ISO për standardet e sistemit të menaxhimit, gjë që e bën më të lehtë integrimin në sistemet ekzistuese të menaxhimit të një organizate dhe në të është theksuar roli i menaxhimit, sepse është i rëndësishëm për kulturën e organizatës.

 

Standardi ISO 50001, që prej publikimit të tij shtatë vite më parë, po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Sipas sondazhit të ISO, deri në fund të vitit 2016, janë lëshuar gjithsej 20216 certifikata të përputhshmërisë me këtë standard, duke përfaqësuar një rritje prej 69% të numrit të certifikatave të lëshuara gjatë vitit. Standardi u zhvillua nga Komiteti Teknik ISO / TC 301, Menaxhimi i energjisë dhe kursimi i saj, sekretariati i të cilit është i përbërë nga anëtarë të ANSI (ISO për Shtetet e Bashkuara) dhe SAC (ISO për Kinën). Ky standard mund të blihet nga anëtarët e ISO përmes dyqanit ISO (ISO Store).

 



Shto koment