DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Nis fushata e ndërgjegjësimit në infrastrukturën e cilësisë

Në datat 23 dhe 24 Maj 2022, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve promovuese të miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, u zhvillua në qytetin e Gjirokastrës aktiviteti ndërgjegjësues dhe promovues mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë. Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), si një nga tri shtyllat e infrastrukturës së cilësisë morën pjesënë aktivitet së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).

Gjatë ditës së parë të aktivitetit me studentë nga universiteti “Eqrem Cabej” , prezantimi i DPS-së u fokusua mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë si dhe mbi benefitet e njohjes së standardeve në kuadër të veprimtarive akademike.

Në ditën e dytë të aktivitetit, përfaqësuesit e DPS-së zhvilluan një takim në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër, ku u diskutua mbi rolin e e standardeve në tregti dhe mbi rëndësinë e aplikimit të tyre për të nxitur rritje ekonomike dhe konkurrencë të ndershme mes operatorëve ekonomikë.

Ky cikël aktivitetesh promovuese do të vijojë në muajt e ardhshëm dhe do të shtrihet në qytetet kryesore të Shqipërisë, me qëllim informimin dhe edukimin e publikut mbi shtyllat e infrastrukturës së cilësisë.