DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardet

__Standardet vendosin Standarde!__Ato çojnë përpara ndryshimin, lehtësojnë arritjen e cilësisë, japin siguri, unifikojnë metodat e provave dhe proçedurat dhe lehtësojnë në përgjithësi komunikimin duke përcaktuar çfarë është një “standard” për produktet dhe shërbimet. Standardet përgatiten nga ata që i zbatojnë ato në praktikë dhe që dinë ekzaktësisht se për çfarë janë ato. Standardet kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit.

Çfarë bëjnë standardet për ju?

- Standardet inkurajojnë rritjen e ekonomisë;

- Standardet janë mjete në duart e prodhuesve për të zbatuar legjislacionin;

- Standardet inkurajojnë rritjen e konkurencës;

- Standardet lehtësojnë tregtinë duke eliminuar pengesat teknike në tregti;

- Standardet sigurojnë nivelin e duhur ekologjik, qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e mjedisit.